Njoftimi i policisë për atentatin me armë në Elbasan. Ja çfarë ka ndodhur

0

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur rreth mesditës në lagjen “Emin Matraxhiu”, pranë stadiumit Elbasan Arena në Elbasan. Objektiv i këtij atentati ka qenë shtetasi i identifikuar si Ervis Causholli.

Sipas policisë përplasja ka ndodhur pas një sherri. Pas kësaj, si objektivi i këtij atentati, ashtu edhe autorët janë zhdukur në drejtim të paditur dhe po punohet për kapjen e tyre.
Ja komunikata e policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 11:50 , në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet se gjatë një konflikti është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjetit.

Autori i dyshuar ka braktisur mjetin dhe është larguar.

Deri në këto momente nuk ka asnjë njoftim as nga spitali dhe as nga qytetarët për ndonjë person të plagosur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën në të cilën dyshohet se mund të jetë fshehur autori që ka qëlluar me armë zjarri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu