Dalin emrat/ Qëllohet 4 herë me thikë i riu. Policia jep detaje. Emrat

0

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Sarandës, ku një i ri mbeti i plagosur me thikë.

Burime raportojnë se pas një sherri, Enivled Aliu ka goditur me thikë Dino Majkon, 29-vjeç. Ky i fundit për shkak të plagëve të marra ka përfunduar në spitalin e Sarandës.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur për ABC se autori i kësaj ngjarja është një emër i njohur për policinë, pasi kohë më parë është arrestuar po për mbajtje të armëve të ftohta (thikë).

Njoftimi i policisë:

Në datën 09.04.2022, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi E. A., ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. M., 29 vjeç, banues në Sarandë , i cili ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve
Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu