Kreu i SPAK, Altin Dumani ndodhet në KLP ku po merr pjesë në një seancë dëgjimore për punën e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2023.
Dumani ka ngritur një shqetësim, teksa tha se SPAK nuk bashkëpunon dot me Policinë e Shtetit për krimin e organizuar. Sipas tij, mungesa e bashkëpunimit në këtë fushë vjen për shkak se zyrtarë të lartë të policisë rezultojnë të përfshirë në botën e krimit.
“Në raste të caktuara, sidomos ato të krimit të organizuar, nuk bashkëpunojmë dot me policinë sepse na rezulton se ka policë të përfshirë dhe është në nivele te larta”, tha Dumani.
Kreu i SPAK theksoi se janë regjistruar 8 procedime penale me 18 të pandehur për zyrtarë të nivelit të lartë, përfshirë ish-ministra, ish-kryeministra, ish-kryebashkiakë, apo ish-sekretarë të përgjithshëm.