“Nuk do doja që fëmija im të rritej aty”, reperi i njohur i dedikon albumin e tij një vajze shqiptare

0

Reperi i njohur, Dave ka folur dhe një herë për ish-partneren e tij, kësaj here i ka dedikuar disa vargje në këngën “Survivor’s Guilt”, e cila është pjesë e albumit të tij më të ri “How I Met My Ex”.

E veçanta e këtij projekti muzikor është se ai ia dedikon atë një vajze shqiptare, të cilën e ka dashur dikur. Në një moment, reperi thur vargje, duke thënë:

“Unë u dashurova me një shqiptare, e di që është çmenduri / nuk jemi bashkë”, sepse familja e saj nuk na la. Unë pashë  flamuj të kuq, nuk do doja që fëmija im të rritej aty.”

 

Kujtojmë se në vitin 2020, fansat e Dave u bindën se ish e dashura e tij ishte një grua me emrin “Besmira”. Ajo që nxiti dyshimet e tyre ishtëe një foto që ai ndau në rrjete sociale, duke i uruar asaj ditëlindjen, shoqëruar me zemra dashurie.

Reperi asnjëherë nuk e konfirmoi nëse ishte në lidhje me Besmirën asokohe dhe duket se “Survivor’s Guilt” e tregoi këtë më së miri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu