Nuk do t’ju besohet se cilat ishin fjalët e para të Archie-t

0

Një dokumentar i princit Harry me moderatoren Oprah Winfrey që mbështet personat që kanë probleme me shëndetin mendor, është duke u publikuar.

Në këtë dokumetar shfaqet Meghan dhe Archie dhe kjo ka bërë që Harry të flasë për familjen e tij. ndër të tjera, princi ka treguar se cilat kanë qenë ndër fjalët e para të të birit.

“Përveç fjalëve mami, babi, gjyshe Diana ishte fjala e parë që tha. Është gjëja më e ëmbël në botë që në të njëjtën kohë më bën të ndihem keq.”– është shprehur Harry.

Ndërsa përsa i përket mamasë së tij ai ka thënë:

“Do të doja shumë që ajo ta kishte takuar Meghan-in. Do të doja të ishte rreth e qark Archie-it tani. Kam qenë për shumë kohë i inatosur me çfarë i ndodhi asaj dhe për faktin që s’u bë kurrë drejtësi. Gjatë funeralit të saj isha jashtë trupit tim dhe thjesht ecja i humbur.”

Së fundmi, Duka i Sussex ka thënë që trauma e vdekjes së nënës së tij e bëri atë të përdorë alkool dhe drogë për të maskuar emocionet e tij dhe ndjente më pak.

Princi Harry ishte 12 vjeç kur Diana, Princesha e Uellsit, vdiq në gusht 1997 në një aksident me makinë ndërsa ndiqej nga shtypi në Paris.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu