E pabesueshme! Astronautët do të mund të përdorin WhatsApp dhe Netflix në Hënë

0

Astronautët në misionet e ardhshme në Hënë mund të komunikojnë me miqtë e tyre përmes WhatsApp. Ata madje mund të shikojnë edhe filma në platformën Netflix.

Firma britanike Inmarsat do të bëjë të mundur që në vitin 2028, satelitët e internetit të jenë në gjendje të përdoren edhe rreth Hënës.

“Astronautët në Hënë do të mund të shohin Netflix dhe sigurisht që do të mund të flasin me të afërmit dhe miqtë nëpërmjet WhatsApp”, tha Nick Shave, zv.president i programeve strategjike të Inmarsat.

Sipas Shave, këto masa po merren pasi më dekadën e ardhshme priten shumë misione në Hënë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu