Nuk e përballoi humbjen e djalit: Ndërron jetë nëna e 27-vjeçarit nga Tepelena të vrarë në Greqi

0

Tepelenë, 13 Nëntor 2025

Një tjetër tragjedi ka goditur familjen Halili nga Tepelena. Nëna e Sulo Halilit, ndërtuesit 27-vjeçar që u gjet i qëlluar dhe i djegur në Greqi, ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak të shkaktuar nga dhimbja e thellë për humbjen e të birit të vetëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm pak ditë pas vrasjes makabre të të riut, e cila tronditi opinionin publik. Më 8 nëntor, trupi i Sulo Halilit u gjet i karbonizuar brenda një automjeti në zonën Skourta të Beotisë, ndërsa autoritetet greke vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.

E sfilitur nga dhimbja dhe tronditja, nëna e tij nuk arriti ta përballonte humbjen, duke ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Tepelenë. Të afërmit e përshkruajnë ditët e fundit të saj si një periudhë të rëndë emocionale, të mbushur me pikëllim dhe heshtje.