Nuk iu bind kriminelëve që të shiste drogë/ E rrëmbejnë dhe e rrahin për orë të tëra

0

Një gjykatë në Britaninë e Madhe ka nisur një proces ndaj disa personave, pjesë e një grupi kriminelësh pasi ushtruan dhunë dhe torturuan një 14-vjeçar pasi refuzoi që të shiste lëndë narkotike për ta.

Cameron Wynne, Clinton Prowell dhe Hamzah Ahmed, të tre maxhorenë, pranuan përpara Gjykatës së Hullit se e kishin rrëmbyer dhe herë pas here kishin ushtruar dhunë ndaj “viktimës” së tyre të pambrojtur.

I mituri u tërhoq në bandë dhe shiti disa ditë kanabis për klientë të ndryshëm për të vendosur më pas se nuk donte të ishte më pjesë e rrugës.

Në tetor të 2019 ai u rrëmbye nga një makinë ku ishin 3 personat e sipërmërmendur të cilët për orë të tëra ushtruan dhunë ndaj tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu