Radhë dhe fluks automjetesh në Morinë, kosovarët vijnë në Shqipëri për fundjavë

0

Radhë dhe fluks automjetesh është shënuar ditën e sotme në doganën e Morinës.

Edhe pse jemi në një situatë pandemie, ka numër të lartë qytetarësh nga Kosova që vijnë në Shqipëri për të kaluar fundjavën me famijet e tyre, por ka dhe nga ata që zgjedhin Kosovën për të pushuar.

Pika kufitare e Morinës paraqitet me fluks të shtuar automjetesh nga të dyja krahët.

Policitë kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës po punojnë me nga 5 sportele dhe procedurë të përshpejtuar.

Bëhet me dije se vetem këtë javë kanë hyrë në Shqipëri rreth 20 mije shtetas të Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu