Nuk ka më karantinë pas dy vaksinave, Britania lehtëson masat

0

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka deklaruar sa vaksinimi me dy doza do jete elementi çlirimtar qe do u mundësojë britanikeve te udhëtojnë pa pasur nevoje te karantinohen ne kthim.

The Times se Londrës shkruan se sipas zyrtareve te larte britanik, nga java e fundit e korrikut britaniket me dy doza vaksinash do mund te udhëtojnë pa pasur më nevojë te karantinohen ne kthim nga vendet me zone te verdhe ku bën pjese gjithë Evropa kontinentale, përfshi edhe Shqipërinë dhe Kosovën.

Ndërkohe qe ka rritje te infektimeve nga variant indian, ato nuk çojnë ne rritjen e shtrimeve ne spitale apo vdekjeve, përkundrazi ato janë ne rënie.

Te gjitha shenjat janë se ashtu sic ishte planifikuar, fundi i korrikut do shënoj dhënien fund te pandemisë ne Britani, ku te gjithë britaniket me dy doza vaksinash do mund te udhëtojnë ne vendet e listës se verdhe ku bën pjese Evropa, dhe natyrisht Shqipëri dhe Kosova, pa pasur nevoje te karantinohen ne kthim per dhjete dite, sic është momentalisht, çka përbën një lajm te mirëpritur per shqiptaret e Britanisë qe do duan te pushojnë ketë vere ne atdhe.

Sipas medias vendase , Britania po kërkon te lehtësojnë rregullta ndërkombëtare te udhëtimit, ne vende te ndryshme te cilat do hapen per pjesën me te madhe te Evropës, por kjo do te varet jo vetëm nga hapja e Britanisë por edhe rregullat qe kane vendosur kryeqytetet evropiane. Andaj ne ketë sens, ka një rendësi te veçante dhe pritet me interes çfarë do arrihet edhe ne takimin e se premtes mes kryeministrit Boris Johnson, dhe kancelares Merkel ne Londer.

Sipas ‘The Times’ te Londrës, ambasadoreve britanike u është kërkuar te fillojnë nje ofensive per te bindur vendet e akredituara qe te relaksojne rregullta qe ta kane vendosur per hyrjen e shtetasve britanik ne vendet e tyre. Ky është edhe një lloj bumerangu i qasjes se qeverise britanike ndaj variantit indian te njohur si Delta, i cili nga raportimet mediatike ne mbare boten tingëllon sikur Britania është epiqendra e saj kur ne është realisht kështu.

Edhe pse rastet janë shtuar, ne Britani, te dhënat zyrtare tregojnë se prej tij preken me shume te rinjtë dhe te vaksinuarit qe nuk përfundojnë neper spitale sic pritej, madje numri i vdekjeve është ne rënie, ku një dite me pare u shënuan vetëm 16 humbje jete nga covidi, shume me pak se një jave me pare.

Ndërkohe, Britania ka vaksinuar rreth 84 përqind te gjithë popullsisë se saj me një doze dhe 33 per ind te popullsisë me dy dozat e vaksinave anti-covid, me shume se çdo vend tjetër ne Evrope.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu