“Nuk më lejon t’i shijoj gjërat në këtë moshë”, Mozzik flet për çrregullimin torturues

0

Problemet me shëndetin mendor janë kthyer një ndër shqetësimet kryesore për njerëzit ditët e sotme.

Jeta aktive, presionet e njëpasnjëshme janë disa nga shkaktarët kryesorë të probleme me shëndetin mendor.

Të shumtë janë ata personazhe të famshëm të cilët vuajnë nga këto probleme dhe e gjitha pasi janë “non stop” nën vëzhgim nga publiku.

Listës së personazheve të famshëm të cilët vuajnë nga këto shqetësime, i është sht uar edhe Mozzik. Së fundmi, reperi përmes disa postimeve në rrjetet sociale ka rrëfyer se prej kohësh vuan nga ankthi.

Mozzik ka zbuluar se nuk ka mundur që t’i shpëtojë këtij çregullimi, i cili është bërë shqetësues për miliona njerëz në të gjithë botën.

“Është e trishtë sepse ankthi nuk më lë t’i shijoj gjërat aq sa duhet në këtë moshë. Le të themi se dhe ankthi im ka ankth”, shkruhet në disa postime që ka shpërndarë reperi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu