“Nuk merret partia me dhunë”, Sali Berisha i përgjigjet Gabriel Escobar: Jam shumë dakord me të! E ftoj që …

0

Berisha: Kam një pyetje për miqtë ndërkombëtare, a përbën krimi shqiptar problem per vendet e tuaja? Të gjitha raportet thonë po. Unë e kuptoj shqetësimin e tyre atë ditë, sepse kërkuan ndërprerjen e dhunës nga dy palët. Por gjëja me es hemtuar ishte rrethimi i deputetit Basha nga kriminelë të financuar nga qeveria. Si mund të luftohet krimi në këtë mënyrë?

Pyetje: Escobar dënon dhunën për të marrë një parti politike?

Berisha: Ajlo që mund t’i them z. Escobar është kjo, që jam dakord për votën. Të sjelle dhe të kontrolloje 4400 firmat kundër tij. Të kontrollojë 44 mijë votat e anëtarësisë. Ne jemi vetëm për votën. Z.Escobar të dërgojë një njeri dhe të numërojë karriget. E pyes, a mundet në një vend të serviren për vota 1900 vota për 5004 vota? Unë vlerësoj kërkesën e tij për vota, por nuk pranon dot 1900 vota për 5004 vota, sepse kjo destabilizon vendin. Këtu ka një problem themelor që vetë ai e thekson, që Lulzim Basha nuk pranon votën. A mundet një kryetar partie të blindojë selinë e partisë. A mundet të rrethohet nga vrasës në një vend ku ka polici. Ftoj zotin Escobar të shqyrtojë njëherë faktet dhe do gjeje realitet tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu