Nuk mund të flini dot gjumë?/Këto teknika do t’ju bëjnë të flini gjumë më shpejt.

0

Shpeshherë na ndodh të mos flemë gjumë edhe pse jemi shumë të lodhur. Për të fjetur sa më shpejtë një mjek i arsimuar në Harvard na këshllon një praktikë mjaft të thjeshtë për të fjetur më shpejt dhe më qetë.
Një mjek i diplomuar në Harvard, Andrew Weil, konfirmon se që të bësh gjumin më të mirë ndonjëherë është më e thjeshtë sa marrja dhe nxjerrja e frymës.
Metoda 4-7-8, e njohur gjithashtu si frymëmarrja relaksuese, bazohet në pranayama, një praktikë e lashtë indiane që do të thotë rregullim i frymëmarrjes.
“Vendosni majën e gjuhës pas dhëmbëve të sipërm në pjesën e përparme dhe mbajeni atë gjatë gjithë stërvitjes, dhe më pas nxirrni frymën përmes gojës rreth gjuhës.
Mbyllni gojën dhe thithni ngadalë përmes hundës ndërsa numëroni me mendje deri në katër, dhe më pas mbajeni frymën për shtatë sekonda.
Pastaj nxirrni frymën përmes gojës. Përsëritni edhe tri herë të tjera për gjithsej katër cikle”, shpjegon weil.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu