Situata në rrugët e qarkut të Elbasan duket shqetësuese, pasi aksidentet po regjistrohen njëri pas tjetrit brenda pak orësh.
Pas dy aksidenteve të raportuara më herët në zonën e Paprit dhe në Valas, një tjetër ngjarje është shënuar pranë lagjes “Skënderbej”, ku një automjet ka përfunduar në përroin e Zaranikës.
Nga pamjet e siguruara, makina shihet e përmbysur, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak mund të jenë manovrat e rrezikshme në rrugë.
Kujtojmë se më herët gjatë ditës, dy aksidente të tjera u regjistruan në Papër dhe në Valas, ku fatmirësisht pati vetëm dëme materiale, megjithatë këto raste ngrenë shqetësimin për sigurinë rrugore në zonë.





