Numri i viktimave nga Covid-19 në të gjithë botën arrin 3 milionë

0

Numri i viktimave të shkaktuara nga Covid-19 në të gjithë botën shkoi në mbi 3 milionë të martën, sipas të dhënave të agjencisë së lajmeve Reuters.

Bilanci i fataliteteve nga Covid-19 ka pësuar sërish rritje, sidomos në Brazil dhe Indi. Zyrtarët e Shëndetit e drejtojnë gishtin tek variantet e reja të cilat u zbuluan fillimisht në Britaninë e Madhe dhe në Afrikën, si dhe tek lodhja e popullatës me karantinën dhe kufizimet e tjera.

Sipas bilancit të Reuters, u desh më shumë se një vit që numri global i viktimave të shkonte në 2 milionë. Kurse, 1 milionë vdekjet e tjera u regjistruan në rreth tre muaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu