Mbërrin pa shenja jete në spital fëmija 18 muajsh

0

Një fëmijë 18 muajsh ka mbërritur pa shenja jete në spitalin e Beratit.

Autoritetet shëndetësore sqarojnë se fëmija kur erdhi në spital ishte pa shenja vitale dhe pa asnjë informacion për shkakun e vdekjes dhe të gjendjes se tij shëndetësore. Mjekët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Gjithashtu mjeku i familjes dhe infermieri konfirmojnë se fëmija , edhe ne Qendrën Shëndetësore të Dimalit ka shkuar pa shenja jete, i shoqëruar nga nëna dhe infermieri i Qendrës Shendetësore Pashalli. Edhe pse pa shenja vitale, ai u transportua nga Qendra Shëndetësore Dimal për në Spitalin rajonal Berat.

Gjatë transportit me autoambulancë është asistuar nga ekipi mjekësor.

Në shërbimin e pediatrisë u konfirmua gjithashtu që fëmija është pa shenja jetë.

Ndërkaq, bëhet me dije se familjarët nuk kanë pranuar që të bënin autopsi dhe sapo e tërhoqën trupin e fëmijës nga spitali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu