Nuredin Dumani hiqej me emrin ‘Arvit Spahiu’ në Kosovë. Prej shumë kohësh Dumani, i cili ishte në kërkim kombëtar jetonte i lirë në Kosovë duke përdorur një identitet tjetër. Dumani mbante një dokument që nuk ishte i Shqipërisë dhe as i Kosovës, por i një shteti tjetër, të cilin partnerja e tij 20-vjeçare thotë se nuk e kishte njohur.
Ka qënë partnerja 20-vjeçare e Dumanit ajo e cila ka treguar çdo gjë në lidhje me njohjen e tyre e deri te bashkëjetesa.





