Nusja rreh prindërit e burrit dhe vepra të tjera penale…. 6 të arrestuar brenda pak orëve në kryeqytet

0

 

6 persona janë vënë në pranga në 24 orët e fundit nga ana e Policisë së Tiranës, të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Policia ka arrestuar një 23-vjeçar të cilit i është gjetur një sasi kokaine, një 30-vjeçare që ka dhunuar prindërit e bashkëshortit, apo dhe persona të tjerë që kanë qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë:

Forca e posaçme “Shqiponja”, në zbatim të Planit të Masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe evidentimin e personave me lëndë narkotike, në rrugën “Frang Bardhi” kanë ndaluar për kontroll mjetin me drejtues shtetasin W.H. Gjatë kontrollit fizik, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të dyshuar kokainë. Në përfundim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i 23 vjeçarit, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasen B.P., 30 vjeçe, pasi në rrugën “Ajet Xhindoli” Kodër Kamëz, në ambientet e banesës pas një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të bashkëshortit. Atyre iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin I.B., 54 vjeç, pasi në rrugën ”Teodor Keko”, në ambientet e banesës në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: Sh.Sh. 36 vjeç, B.P. 32 vjeç dhe A.D., 41 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Policia ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit në kërkim A.T. 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme në rrugën e “Arbërit” pas një konflikti të çastit dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin E.M, 20 vjeç, nga Tirana, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu