Ditën e sotme Ambasada gjermane në Tiranë ka njftuar qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë.
Në njoftim thuhet se qytetarët duhet të tregojnë vendet ku kanë qendruar 10 ditët e fundit si dhe mjetin e përdorur për të hyrjen në vend.
Ky kusht vlen për të gjithë ata që vijnë nga një zonë risku, ku sipas kategorizimit të bërë nga Instituti Robert Koch, renditet edhe Shqipëria.
“Të gjithë personat, që në 10-ditëshin e fundit kanë qëndruar në një zonë risku – sipas kategorizimit të bërë ngë Instituti Robert Koch (ndër të tjerë: Shqipëria) – kanë detyrimin e njoftimit. Kjo do të thotë që në momentin e hyrjes në vend duhet të përcillen të dhënat personale, vendet e qëndrimeve deri në dhjetë ditë përpara dhe pas hyrjes në vend, si dhe mjeti i udhëtimit i përdorur për hyrjen në vend. Njoftimi zakonisht kryhet në rrugë digjitale.
Ky rregull vlen duke nisur prej ditës së diel datë 8 nëntor. Një kopje e njoftimit në rrugë digjitale apo në ndonjë mënyrë tjetër e hyrjes në vend duhet të mbahet me vete. Informacione të mëtejshme të rëndësishme si dhe mënyrën për të njoftuar e gjeni këtu:
https://www.einreiseanmeldung.de/?fbclid=IwAR3_BYrb_i1i-ADfC_0tVoCauIrhBWndswkcPT6Gd_ce2EvOAHJXzC31_Iw#/
përfundon njoftimi.