Më këpute shpirtin o ba… Ndërroi jetë nga koronavirusi, vajza e shkrimtarit Dhimo Tarusha nga Elbasani përlot me fjalët e saj

0

Një ditë më parë koronavirusi i ka marrë jetën shkrimtarit të njohur nga Elbasani, Dhimo Tarusha. Ai ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme dhe mësohet se Tarusha ishte i shtruar në spital prej disa ditësh pasi ishte i infektuar me Covid 19.

Vajza e të ndjerit ka publikuar një mesazh prekës.

“Më këpute krahët o ba… Pse më le kaq herët.. Nuk të erdhi keq për mua e Benin.. Ma copëtove shpirtin.. U ngjite lart u bëre engjëll, zoti të donte pranë o babi shpirt, o babi xhan. Ti ishe forca ime, ishe muza ime, ishe buzëqeshja ime… Të qoftë dheu i lehtë, o krenaria ime!”, shkruan vajza e tij

Tarusha është autor i 20 librave në dy zhanre: në novela dhe në romane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu