Nxiti dhunën nëpërmjet postimeve, vendoset bllokimi i Donald Trump në Facebook

0

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump nuk do të ketë të drejtë të përdorë platformën Facebook.

Bordi pothuajse i pavarur, mbikëqyrës i rrjetit social votoi për vazhdimin e ndalimit të llogarisë së tij, që ishte pezulluar para katër muajsh për nxitje të dhunës që çoi në trazirat vdekjeprurëse të 6 janarit në Kapitol.

Bordi mbështeti vazhdimin e pezullimit, por fajësoi Facebook për mënyrën se si e mori vendimin.

Paneli tha se rreziku i vazhdueshëm i dhunës serioze justifikonte pezullimin në atë kohë, por shtoi se “nuk ishte vendimi i duhur që Facebook të vendoste pezullim për kohë të pacaktuar”.

Bordi shprehet se Facebook u përpoq të shmangte përgjegjësinë duke marrë një masë “jo fort të qartë dhe pa standarte të qarta” dhe më pas ia përcolli vendimin bordit për shyrtim.

Bordi ra dakort me Facebook-un se dy prej postimeve të Trumpit më 6 janar “shkelnin rëndë” standartet e FB dhe Instagramit për përmbajtjen e postimeve.

“Ne ju duam. Ju jeni të veçantë”, kishte shkruar Presidenti Trump në postimin e parë dhe “patriotë të mëdhenj” dhe “kujtojeni këtë ditë përgjithmonë” në postimin e dytë. Këto postime ishin vlerësuar si mbështetje për njerëzit e përfshirë në dhunë, tha bordi.

Paneli thotë se Facebook ka gjashtë muaj afat për të rishqyrtuar veprim arbitrar të 7 janarit dhe të vendosë për një masë tjetër, që të jetë në përputhje me “seriozitetin e shkeljes duke marrë parasysh mundësinë e dëmit në të ardhmen”. Po ashtu, paneli shton se masa e re duhet të jetë “e qartë, e domosdoshme dhe proporcionale” në përputhje me rregullat e Facabook-ut për shkelje të rënda.

Nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm nga ekipi i ish-presidentit.

Donald Trump është pezulluar përgjithmonë edhe nga rrjeti social Twitter.

Bordi që shqyrtoi rastin e ish Presidentit Trump përbëhet nga 20 anëtarë, ku bëjnë pjesë studies ligji, eskpertë të të drejtave të njeriut dhe gazatarë. Mënyra se si ata votuan nuk u bë publike.

Facebook pezullon në mënyrë të vazhdueshme postime dhe llogari. Rreth 150 mijë raste i janë drejtuar bordit mbikqyrës që nga tetori i vitit 2020. Bordi thotë përparësi ka shqyrtimi i rasteve që prekin përdoruesit në gjithë botë.

Një ditë më parë Donald Trump krijoi një hapësirë për postime online në faqen e tij në web.

Nga aty, mesazhet mund të shpërndahen në Twitter dhe Facebook nga përdorues të tjerë.

Në postimet në faqen e tij zoti Trump ripërsërit qëndrimin se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin të manipuluara.

Twitter thotë se përmbajtja nga faqja e zotit Trump do të lejohet për aq kohë sa nuk bie ndesh me rregullat, ndërsa Facebook nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here