Nxitoni/Emilia Clarke sapo rrëfeu ‘hilet e saj’ të bukurisë

0

Rutina e bukurisë në mëngjes dhe darkë është e nevojshme për çdo grua, nëse dëshiron të ketë një lëkurë të shëndetshme, pa shenja dhe pa rrudha.

Por nëse do të duhej të ndanim një nga dy rutinat, sigurisht që do të zgjidhnim atë të mbrëmjes.

Ndërsa flemë, lëkura është në një fazë rigjenerimi. Qelizat rigjenerohen dhe shumohen, ndërsa në të njëjtën kohë prodhohet kolagjen në lëkurë.

Përbërësit e nevojshëm depërtojnë më mirë, madje edhe në shtresat më të thella, dhe e bëjnë “punën” e tyre më lehtë.

Aktorja Emilia Clarke, në një intervistë të fundit me “British Vogue” pranoi se i përmbahet rutinës së saj të bukurisë në mbrëmje.

Emilia Clarke tregoi se ndjek një hap, i cili është shumë i rëndësishëm për të pasur një lëkurë të pastër dhe pa pore të bllokuara.

“Unë gjithmonë bëj pastrim të dyfishtë”, thotë aktorja. Ajo tregoi se përdor produkte me bazë vaji, pasi e heq lehtë grimin.

Më pas përdor një pastrues ose toner me bazë qumështi, si hapi i dytë i pastrimit të dyfishtë. Më pas, ajo tregon se aplikon kremin hidratues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu