OFL : “Këta katër shtetas duhet të deklarojnë pasurinë”/ EMRAT

0

OFL ka filluar të veprojë në Gjirokastër, ku u ka kërkuar të deklarojnë pasurinë e tyre 4 shtetasve.
Bëhet fjalë për Niko Qëndri, banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; Çimi (Ndriçim) Ibrahimi, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; Avdul Avduli, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe Ermal Ndreu, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu