Flet gjyshja e Bedi Hamzasë / “. Ai ishte me shkollë të lartë por e morën në qafë shokët”.

0

Bedi Hamza është një nga shqiptarët që u largua drejt Sirisë si përkrahës i ISIS-it.
Gjyshja e tij, Fitret Hamza në një prononcim kanë theksuar se dëshira e vetme e saj është që të kthehen në Shqipëri nipi, bashkë me dy fëmijët dhe bashkëshorten që ndodhen në Siri.
Ajo thekson se nuk kanë asnjë informacion në lidhje me nipin, dhe nuk e dinë nëse është gjallë apo jo pasi dhe nga mediat nuk kanë marrë asnjë lajm për të.
“Dua që nipi me nusen të më vijnë këtu, është vetëm i katërt. Jam plakë e kam rritur me fukarallëk, dhe nuk kam më fuqi. Ai shkoi për lek, jo për luftë. Ai ishte me shkollë të lartë por e morën në qafë shokët. Unë dua të më vijën fëmijët dhe nusja, kjo është dëshira ime. Çfarë faji kanë ato që të rrinë në çadra si emigrantë. Ne nuk e dimë fatin e djali tonë, ndërsa të dy të tjerëve që kanë humbur jetën kanë dalë”, është shprehur ajo.
Gjithashtu kryeplaku i fshatit, Vladimir Lipo ka theksuar se janë tre familje në fshat të cilat bëjnë apel dhe kërkojnë ndihmë nga shteti për të mësuar rreth fatit të familjarëve të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu