ELBASAN- Forcat Speciale kanë kryer një operacion ‘blic’ në Elbasan nga ku raportohet se disa persona janë vendosur në pranga mes tyre dy ish-gjyqtarë.
Bëhet fjalë për ish-magjistraten Pajtime Fetahu ndaj të cilës ishte caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” nga Prokuroria e Posaçme për lidhje me bandat. Gjithashtu mësohet se është arrestuar edhe Zihni Shahu, ish-kreu i Gykatës së Elbasanit.
Po ashtu bëhet me dije se janë ushtruar kontrolle në banesat e personave të lidhur me krimin dhe në disa biznese.