Operacion ndërkombëtar Itali-Shqipëri/ Kapen 9 persona

0

Është finalizuar operacioni ndërkombëtar, për goditjen e një grupi kriminal në tregtinë e ‘mallit’, në bashkëpunim me autoritetet italiane, i cili u zhvillua njëkohësisht në vendin tonë dhe në Itali. “Ricavo”, u kodua operacioni gjatë të cilit u ekzekutuan 9 urdhër-arreste të lëshuara nga Prokuroria e Arezzo-s në Itali. Në zbatim të urdhër-arresteve të lëshuara nga zyra e Prokurorisë e Arezzo-s dhe si rezultat i veprimeve të koordinuara mes palëve, u kapën në Itali 8 persona, shtetas italianë, ndërsa në vendin tonë, u kap a nga policia e Vlorës, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, R. B., 26 vjeç.

Operacioni “Ricavo”, pati si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas italianë dhe shqiptarë, me aktivitet trafikimin ndërkombëtar të ‘mallit’. Aktualisht vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të këtij grupi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu