Studim i ri/ Kur duhet të konsumojmë kafen e mëngjesit?

0

Shumë njerëz mendojnë se një kafe e fortë pas një gjumi të keq është mënyra e duhur për zgjimin, por një studim i ri ka treguar se duhet që të konsumoni vaktin e mëngjesit para se të pini kafen. Studimi tregon se pirja e kafes mund të ketë një efekt negativ në kontrollon e sheqerit në gjak, një faktor rreziku për diabetin dhe sëmundjet e zemrës.
Në studimin e kryer nga Universiteti Bath morën pjesë 29 gra dhe burra për tre eksperimente të ndryshme. Kafja e konsumuar para mëngjesit rriti ndjeshëm reagimin e glukozës në gjak me rreth 50% – duke treguar se konsumimi i saj pas një nate të keqe, për të mos u ndjerë të lodhur në mëngjes mund të kufizojë aftësinë e trupit për të toleruar sheqerin, sipas CNN.
Profesori James Betts, bashkë-drejtor i Qendrës për Ushqyerjen dhe Metabolizmin në Universitetin e Bath në Britani tha në një deklaratë për shtyp se mund të jetë e këshillueshme që njerëzit të mos konsumojnë një kafe të fortë brenda një ore para një mëngjesi të pasur me karbohidrate.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu