Trafikonte të mitur dhe prodhonte lëndë narkotike/ Arrestohet 21- vjeçari

0

Policia ka arrestuar një 21-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Trafikim i të miturve” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.
Pas verifikimeve, 21- vjeçari me iniciale E. P., banues në Arrameras, Krujë, rezultoi se ka konsumuar të njëjtat vepra penale si shtetasit e arrestuar në kuadër të operacionit “Nikla” më datë 12.07.2020.
I riu dyshohet të ketë marrë pjesë në përdhunimin në grup të një 17 vjeçare në Fushë-Krujë.
Ai ishte shpallur në kërkim nga policia për shfrytëzimin e 17 vjeçares. Në ngjarje janë të përfshirë edhe 6 persona të tjerë, të cilët kanë kryer me të marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj, ndërsa e mitura ka treguar dhe qëllimet e kreut të grupit Alket Brata për ta shfrytëzuar atë në Greqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu