Operacioni “Tamponi”, merret vendimin për 12 të arrestuarit

0

Gjykata e Apelit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 12 të arrestuarit në kuadër të operacioni “Tamponi” që u zhvillua rreth 2 javë më parë.

Për një nga të arrestuarit, Gjykata vendosi masën e sigurisë  “Detyrim paraqitje”.

Rikujtojmë se rreth dy javë më parë, Policia finalizoi operacionin “Tamponi”, duke çuar në pranga 14 persona, por një prej tyre më pas u lirua.

Të arrestuarit, mes të cilëve dy mjekë, akuzohen se kanë falsifikuar në kohë të ndryshme tamponë Covid.

Të ndaluarit ishin punonjës të agjencive të udhëtimit dhe mjekë të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin, falsifikonin teste Covid në këmbim të një shume të caktuar pararsh të marra nga udhëtarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu