Organizuan festën në shtëpi, humbën jetën 3 persona dhe mbetën 4 të plagosur

0

Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur në një festë të organizuar në shtëpi në  Wilmington, SHBA.

Shefi i Policisë Wilmington, Donny Williams  tha se incidenti ndodhi  rreth mesnatës. Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia.

Policia po heton shkaqet, ndërsa tha se nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen tragjike.

Ky është incidenti i katërt në më pak se tre javë në SHBA, ku një i armatosur në Kaliforninë jugore vrau katër persona. Vetëm një javë më parë, një person i armatosur në Boulder, Colorado, vrau 10 persona në një supermarket.

Ndërsa para dy javësh, një person i armatosur në zonën e Atlantës vrau tetë persona, shumica prej tyre gra me origjinë aziatike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu