Orkestra sinfonike e Forcave të Armatosura fiton festivalin e orkestrave të harqeve dhe muzikës së dhomës

0

Festivali  “Takimi kombëtar i orkestrave të harqeve, muzika e dhomës” dhe krijimtaria e saj ka cekur fundin e  rrugëtimit të tij tre ditor mbajtur në qytetin e Elbasanit ,ku u shpalosen vlerat artistike nga orkestrat dhe harqet garuese.

Orkestra sinfonike e Forcave të Armatosura u shpall orkestra më e mirë në edicionin IX të festivalit.

Por ky nuk ishte çmimi i vetëm në këtë edicion. Çmimi i dytë shkoi për orkestrën e shoqatës simfo art. Ndërkohë ansambli më i mirë u vlerësua Quinteti Ad Libitum, Shkodër dhe instrimentisti më i mirë u vlerësua Erand Kurani nga orkestra e forcave të armatosura.

Pas përfundimit të festivalit i kënaqur u shpreh drejtori artistik për atë cka mundën të përcillnin në skenën e Teatrit Skampa.

  1. Edhe më të lumtur u shprehën ata të cilët juria profesioniste i vlerësoi me çmime.

Pjesë e takimit kombëtar i orkestrave të harqeve, muzika e dhomës ishin 12 trupa nga i gjithë vendi , përfshirë dhe nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.

Ndonëse muzika e dhomës është e vështirë për tu perceptuar, spektatori i saj mbetet i përzgjedhur dhe i kulturuar.

Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu