OSHEE jep njoftimin për qytetarët: Këto zona në Tiranë nesër do të mbeten pa drita

0

OSHEE ka njoftuar qytetarët se ditën e nesërme disa zona në kryeqytet do të mbeten pa drita për shkak të punimeve për mirëmbjatjen e rrjetit.

Sipas njoftimit, energjia do të stakohet në këto zona: rruga Kamëz-Valias, Kasall, rruga “Sami Frashëri”,

rruga dytësore Tiranë – Vorë dhe rruga ”Shefqet Ndroqi”.

Njoftimi i OSHEE:

Stakim, 27 korrik

Në vijim të investimit që po bën OSSH për mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes, në datën 27 korrik do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë. Më poshtë oraret e kufizimit dhe zonat e prekura nga ky investim

09:00-15:00

Rruga Kamëz-Valias, Kasall. Rruga “Sami Frashëri”,

09:00-15:00 dhe 13:00-17:00

Rruga dytësore Tiranë– Vorë

15:00- 19:00

Rruga ”Shefqet Ndroqi”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu