Kodrat me ullinj përfshihen nga zjarri, flakët po shkojnë drejt varrezave në Karbunarë

0

Një vatër e madhe zjarri është regjistruar sot në kodrat me ullinj midis zonës së Lushnjes dhe Karbunares.

Deri tani raportohet se janë djegur mbi 10 hektarë ullishte. Pavarësisht përpjekjeve të banorëve për të shtuar flakët, zjarri u përhap më shpejt nga era e fortë.

Aktualisht zjarri po vijon të shkojë drejt varrezave në Karbunarë. Ndërkohë forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve së bashku me banorët e zonës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu