OSSH Elbasan/ Era e fortë dhe reshjet e dëborës kanë dëmtuar rrjetin në disa zona në Librazhd dhe Prrenjas. Jemi në terren

0

OSSH Elbasan ka reaguar për situatën e krijuar nga era dhe reshjet e dëborës në disa zona të Prrenjasit dhe Librazhdit.

Në një postim në rrjetin social Facebook OSSH Elbasan njofton:

Kushtet e vështira atmosferike me reshje dëbore dhe erë kanë sjellë dëmtime të rrjetit elektrik në zonën e verilindjes së Librazhdit e Prrenjas, sidomos në Stëblevë, Borovë, Rrajcë dhe Qafthanë.

Kolegët e grupit operativ OSSH Librazhd janë në gadishmëri për eleminimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë elektrike edhe në zonat më të thella ku kanë hasur vështirësi për të aksesuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu