Pajisohet me urdhër mbrojtjeje, bashkëshorti e dhunon sërish

0

Një 47-vjeçar në Fier është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Mësohet se 32-vjeçarja D. Gj., ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj tij.

Po ashtu, policia në Fier ka arrestuar një 20-vjeçar me inicialet A.P., pasi ka aksidentuar në aksin rrugor Fier-Patos një 46-vjeçar dhe është larguar.  I lënduari me iniciale A. L. mori ndihmë mjekësore dhe më pas u largua për në banesën e tij.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur një 28-vjeçar, i cili sipas familjarëve vuan nga probleme të shëndetit mendor, pasi është larguar nga banesa më 23 janar dhe nuk është kthyer më.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu