Pamje e ‘pazakontë’, një shkëndijë e madhe elektrike pushton rrugën

0

 

Ky është momenti i tmerrshëm ku një shkëndijë e madhe elektrike, ka rënë mbi kalimtarët në Rusi. Në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë në rrugët e Shën Petërsburgut, shihet, një këmbësore teksa po ecën në mes të stuhisë.

Papritur, një rrufe, shkarkohet mbi telat elektrike dhe në këtë moment, ndodh një “shi i madh zjarri” që përhapet në tokë. Ky moment ka tmerruar jo pak kalimtarët e rastit, të cilët për mediat vendase janë shprehur:

“Kurrë nuk kam parë diçka të tillë më parë. Ishte një moment i frikshëm, por edhe i mahnitshëm njëkohësisht”.

“Ndodhi shumë shpejt! Papritur një masë e madhe elektrike u përhap në tokë. S’po kuptoja ç’po ndodhte. Rëndësi ka që ai moment kaloi pa pasoja”, u shpreh një tjetër dëshmitar.

Rajoni i Shën Petersburgut në Rusi kohët e fundit është përballur me kushte të rënduara të motit, ku shpesh, janë regjistruar stuhi, breshër, madje edhe mini-tornado që krijohen nëpër rrugë.

  1. FullSizeRender

infowebtv

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu