Elbasan/ Tregu industrial, bizneset drejt mbylljes së qepenave

0

Tregu industrial në Elbasan po shkon drejt falimentimit. Janë të shumta bizneset që kanë ulur qepenat. Të revoltuar tregtarët bëjnë përgjegjës pandeminë,politikën shqiptare dhe krizën që shoqëron këtë të fundit.

Edhe ato pak njësi që ende mbijetojnë kanë xhiro minimale e nuk kanë pasur asnjë mbështetje gjatë pandemisë.

Shitësit të frikësuar nuk kanë mundur të shprehen para kamerave, por pas tyre të revoltuar e të lodhur shprehen duke thënë se që nga periudha e pandemisë asgjë nuk ka qenë njëlloj. Shitje nuk ka pasur, madje dhe çmimet sipas tyre janë në ulje cdo ditë e më shumë.

Kujtojmë që Elbasani është qarku me rënien më të madhe të konsumit në Shqipëri.  Nëse kjo gjë nuk do të ndryshojë këtyre bizneseve do ti vijë fundi e vetë pronarët do të detyrohen të ulin qepenat pas kaq shumë vitesh lodhje e sakrifica.

infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu