Masakra me 86 të vdekur/ Ekstradohet shqiptari i akuzuar për furnizimin me armë

0

 

Endri Elezi, shqiptari i akuzuar për furnizimin me armë të një terroristi tunizian që vrau 86 vetë në Nice do të dërgohet në Francë pas ekstradimit nga Italia.

Elezi dyshohet se ka ndihmuar Mohamed Lahouaiej Bouhlel, i cili përplasi një kamion në një turmë në qytetin bregdetar francez në 14 korrik 2016.

28-vjeçari, u arrestua më 21 prill, me një urdhër nga Franca në qytetin jugor italian të Sparanize, në veri të Napolit.

Agjencia e lajmeve, LaPresse, tha se policia arrestoi të dyshuarin, të identifikuar si Endri Elenzi, të mërkurën e 21 prillit në veri të Napolit.

“Elenzi kërkohej me një urdhër arresti evropian të lëshuar nga Franca për dyshimin se i kishte siguruar armë sulmuesit, Mohamed Lahouaiej Bouhlel”, shkruhej në Lapresse.

Bouhlel u vra nga policia pasi sulmoi nga kamioni një turmë të mbledhur për një shfaqje fishekzjarresh gjatë një feste kombëtare.

Grupi i Shtetit Islamik (IS) mori përgjegjësinë për sulmin e 14 korrikut 2016.

Autoritetet franceze thonë se Bouhlel, një tunizian me rezidencë franceze, u frymëzua nga propaganda e grupit ekstremist, por që nuk është gjetur asnjë provë që IS orkestroi sulmin.

Prokurorët e Francës vitin e kaluar bënë një kërkesë zyrtare për nëntë të dyshuar që përballen me gjyqin në lidhje me sulmin

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu