Pandemia Covid-19/ 461 raste të reja dhe 14 vdekje në vend

0

Në 24 orët e fundit është ulur numri i rasteve të reja me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar 461 raste të reja, ndërkohë që numri i testimeve është gjithashtu më i ulët krahasuar me ditët e mëparshme. Në 24 orë sipas ministrisë janë kryer 1927 testime për të dyshuar me Covid.

Ndërkaq, në 24 orë edhe 14 qytetarë të tjerë kanë humbur betejën me virusin, duke e çuar në 1088 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 14 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 45-89 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu