Përfshihet nga flakët mjeti në rrugën Elbasan-Tiranë

0

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Ngjarja, sipas policisë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Elbasan. Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Më datë 20.12.2020, rreth orës 16:16, në Autostradë në drejtim te TEG-ut, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues shtetasin K.Sh., ku ka vetëm dëme materiale, nuk ka probleme për drejtuesin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të renies së zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu