Pandemia Covid/879 raste të reja në vend dhe 12 të vdekur

0

Rriten rastet e reja me COVID-19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 879 raste të reja nga 2734 testime të kryera në total. Ndërkohë kanë humbur jetën 12 qytetarë, konkretisht: 9 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Kuçova, të moshave 43-92 vjeç.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 455 pacientë, 27 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.  Në 24 orët e fundit janë shëruar 384 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.520 që nga fillimi i epidemisë

Rastet e reja me COVID janë evidentuar në këto bashki: 252 raste në Tiranë, 62 në Shkodër, 49 në Durrës, 40 në Kavajë, 35 në Sarandë, 32 në Lushnje, nga 31 raste në Krujë, Kuçovë, 30 në Vlorë, 28 në Elbasan,  24 në Mat, 22 në Kukës, 20 në Pogradec, nga 19 raste në Gjirokastër, Fier, 18 në Korçë, 17 në Lezhë,  nga 15 raste në Bulqizë, Peqin, Skrapar, nga 14 raste në Mirditë, Përmet, 10 në Tepelenë, 9 në Malësi e Madhe, 8 në Kurbin, nga 7 raste në Gramsh, Devoll, Dibër, nga 6 raste në Has, Mallakastër, nga 5 raste në Berat, Kolonjë, nga 3 raste në Delvinë, Tropojë, 1 në Pukë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu