“Pandemia jashtë kontrollit”, flet mjeku Arban Domi: Ja çfarë duhet të bëjë ISHP-ja

0

Mjeku shqiptar në SHBA Arban Domi u shpreh se incidenca në Tiranë ka ardhur në ulje sepse ky qytet po i afrohet imunitetit të tufës në mënyrë natyrale, pra jo me vaksinim.

Për Domin  ministria e Shëndetësisë dhe ISHP-ja duhet që të japë për çdo qytet incidencën ditore, për të kuptuar se sa infektime dhe rrezikshmëria ka një zonë e caktuar.

Incidenca në Tiranë ka ardhur në ulje sepse ky qytet po i afrohet imunitetit të tufës në mënyrë natyrale, pra jo me vaksinim. Ndërsa në qytetet e tjera incidenca është shumë më e lartë se sa më parë. I vetmi problem i uljeve të numrave është ulja e testimeve. Mënyra se si bëhen këto testime dhe shpërndarja e tyre, 2/3 e tyre bëhen në Tiranë, kur ka arritur minimumi i ekuilibrit. Në Tiranë incidenca është nën 10% ndërsa në qytetet e tjera, është mbi 30, 40 apo 60-70%, bëhen 1/3 e testeve. Unë bëj thirrje se ISHP-ja duhet të ndajë testimet e bëra në çdo qytet në raport me rastet pozitive.

Duke dëgjuar qytetarët që incidenca dhe numrat po bien, ulin vigjilencën dhe masën, prandaj duhet të jepet incidenca dhe numri i të infektuarve në çdo qark dhe qytet, që ta dinë rrezikun real për zonë ku janë. Testi më i saktë në këtë rast është PCR-ja. Testet e shpejta nuk testohen vetëm njëherë, por përdoren për testim të vazhdueshëm në disa ditë, p.sh në shkolla ose në fabrika, sepse ky test nuk e kap virusin në fazën e hershme. Mund të bëhet njëherë dhe të dalë negativ dhe bëhet bazë për infektimin e të tjerëve. Në Shqipëri testohen vetëm ata me simptoma, por dihet që ata kanë simptoma, ndërsa ata që nuk kanë mund të përbëjnë një rrezikshmëri shumë më të lartë sepse kanë kontakte me njerëz pa e ditur,” tha Domi.

Domi shtoi se të paktën në 4 muajt e fundit ndjekja e pandemisë është një dështim dhe theksoi se duhet pasur kujdes nga variantet e reja të virusit.

“Të paktën në 4 muajt e fundit ndjekja e pandemisë është një dështim. Në javën e tretë të janarit thash se në shkurt numrat do të rriteshin mbi 1000 në ditë, por nuk pash rritje testesh dhe ndjekje zinxhirë. Ne e pamë se çfarë ndodhi në shkurt me infektimet dhe situatën në spitale dhe me vdekjet. Në Shqipëri ka hyrë varianti britanik dhe ky variant shkaktoi numri ne infektimeve, por fatmirësisht nuk shkakton sëmundje të tjera shoqëruese dhe mund të luftohet nga vaksinat. Ky variant ama është më shumë agresiv duke infektuar edhe moshat e reja. Por ka edhe variante të tjera nga ai britaniku që është i kontrollueshëm, variante të cilat akoma nuk janë testuar plotësisht dhe për to efekti i vaksinave është shumë më i ulët.” perfundoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu