Greqia provon “armën” e re kundër Covid-19, vetë-testim me detyrim

0

Pandemia duket se po hyn në një trajektore stabilizimi në Greqi, megjithëse natyra e paparashikueshme e sëmundjes nuk lejon lehtësim dhe relaksim, ndërsa vendi përgatitet që në datë 14 maj të hapë sezonin turistik. Sot Athina ka futur në fuqi “armën” e re në luftën kundër pandemisë, vetë-testimin.

Testet do të jenë të disponueshme për qytetarët në farmaci, ndërsa bërja e tyre nga fillimi i prillit do të identifikojë asimptomatikët për të ndihmuar në rifillimin e aktiviteteve.

Zëvendës Ministri i Shëndetësisë, Vassilis Kontozamanis në konferencën për shtyp mbi rrjedhën e pandemisë, shpjegoi se këto janë teste vetë-diagnostikuese që plotësojnë të gjitha specifikimet e testeve të shpejta duke marrë një monstër në hundë ose pështymë.

Çdo qytetar do të ketë të drejtën e një testi në javë. Testi do të jetë i detyrueshëm për studentët, mësuesit, personat që punojnë në turizëm, hotelierisë, transportit detar, prodhimtarisë, ndërmarrjeve të mëdha, shitjes me pakicë dhe gjykatave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu