Këputet një përcjellës i linjës së Tensionit të lartë në zonën e Bradasheshit. Nuk janë të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Paraprakisht dyshohet aksidentale. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.
Menjëherë janë angazhuar të gjitha grupet e punës së OST në vendngjarje për riparimin e linjës dhe verifikimin e dëmeve materiale.