Papa Françesku thyen traditën në ritualin e përvitshëm duke u larë këmbët vetëm femrave

0

ROMË- Papa Françesku, Kreu i Kishës Katolike Romake, lau sot këmbët e 12 grave në një burg në Romë, si pjesë e një rituali për të shënuar të “Enjten e Madhe”, që i paraprin Pashkëve. Është hera e parë që Papa u lanë këmbët grave vetëm gjatë shërbimit të posaçëm vjetor.

Papa i ulur në një karrige me rrota, lau këmbët e të burgosurave. Disa u përlotën nga gjesti dhe më pas ai ua fshiu këmbët me një peshqir dhe i puthi. Papa, i cili është 87 vjeç, dukej se ishte në gjendje të mirë, megjithëse shëndeti i ka shkaktuar shqetësime ditëve të fundit, me infeksione të përsëritura që e kanë penguar atë të mbajë fjalimet në disa raste.

Në traditën e krishterë, “Enjtja e Madhe” festohet në ditën kur Jezu Krishti lau këmbët e apostujve gjatë darkës së tij të fundit (Darka e Fundit). Që nga zgjedhja e tij në vitin 2013, Françesku ka vizituar disa herë burgjet dhe qendrat e pritjes për refugjatët, ku ka larë këmbët e ish-mafiozëve, të sëmurëve apo të margjinalizuarve. Rituali i larjes së këmbëve zhvillohet të enjten para Pashkëve dhe synon të imitojë larjen e këmbëve të dishepujve të tij nga Jezu Krishti një natë para se të vdiste.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu