Papa Françesku: Vaksinat s’janë mjet magjik për t’u shëruar, por duhet kujdesi shëndetësor!

0

Papa Françesku foli nga Selia e Shenjtë për situatën epidemiologjike në të gjithë botën. Ai u shpreh se kujdesi shëndetësor është një detyrim moral për të gjithë, ndonëse vaksina nuk është mjet magjik shërimi.

Në fjalën e tij para ambasadorëve në Selinë e Shenjtë, Papa tha: “Ndarjet ideologjike po i dekurajonin njerëzit që të vaksinoheshin. Shpesh njerëzit janë ndikuar nga ideologjia e momentit, mbështetur edhe tek informacione të pabaza”.

“Vaksinat nuk janë mjet magjik shërimi, por sigurisht që ato përfaqësojnë zgjidhjen më të arsyeshme për parandalimin e sëmundjes’, ka thënë ndër të tjera Papa Françesku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu