Papa i bëri “like” modeles gjysmë të zhveshur/ Vatikani nis hetimet

0

Një “like” i bërë nga instagrami zyrtar i Papa Françeskut në llogarinë e mdeles braziliane Natalia Garibottii, ka ngjallur reagimin e Vatikanit që po nis hetimet.
Në foton e pëlqyer nga Papa modelja shfaqet gjysmë e zhveshur, ndërkohë që ajo është shprehur se duke e pëlqyer Papa tashmë “do të përfundojnë” në parajsë.
Nuk dihet ende se kur ndodhi pëlqimi i fotografisë së Natalia Garibott-it, e cila në atë foto mbante një veshje provokuese. Zyrtarët e Selisë së Shenjtë tani po përpiqen të verifikojnë se si arriti të ndodhte diçka e tillë.
Mundësia që vetë kreu i Kishës Katolike ta bërë këtë veprim përjashtohet kategorikisht, ndaj përpos verifikimeve të veta, zyrtarët në Vatikan i janë drejtuar dhe Instagram-it për shpjegime. Profili i Papës në këtë platform sociale ka më shumë se 7 milionë ndjekës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu