Del nga pika e këmbimit valuator dhe vdes/ Policia njoftohet për të shtëna arme

0

Gjatë mesditës së sotme policia e Tiranës është njoftuar për një të shtënë arme në zonën e ish-bllokut, por nga ajo çka policia konstatoi nuk kishte të bënte me shtëni arme.
Pas marrjes së njoftimit, policia ka shkuar në vendngjarje dhe menjëherë më pas ka raportuar se bëhej fjalë për një viktimë, 67 vjeç, i cili sipas policisë ka ndërruar jetë nga ataku kardiak.
Siç bëhet e ditur, viktima ka dalë nga një pikë këmbimi valutor, dhe menjëherë më pas ka humbur ndjenjat duke rënë në tokë.
Qytetarët të trembur nga ajo që kanë parë, kanë njoftuar policinë se një person është qëlluar.
Ndërkohë policia njofton se vijojnë veprimet për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 20.11.2020, rreth orës 13:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak, ka ndërruar jetë shtetasi P.S., 67 vjeç.
Vijojnë veprimet me grupin hetimor për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu