Paraqiteshin si administratorë të në banke dhe i morën miliona lekë qyetarit/ Arrestohet 36-vjeçarja dhe një tjetër shpallet në kërkim

0

Një 36-vjeçare është arrestuar nga Policia e Tiranës dhe një tjetër është shpallur në kërkim, nën akuzën e mashtrimit.

Në pranga ka rënë Valbona Golemi, 36-vjeçe, e cila së bashku me personin e shpallur në kërkim, mashtronin klientë, duke u prezantuar si administratorë banke.

Skema e mashtrimit si funksiononte

Këta dy persona komunikonin klientët, duke i thënë se ishin përzgjedhur nga banka si fitues, për të përfituar interesa më të larta bankare dhe duke i kërkuar që të tërhiqnin paratë dhe t’i sillnin te ‘drejtoria qendrore’.

Ata mundën t’i merrnin një klienti 16 milion lekë të vjetra, i cili i çoi te godina që mashtruesit i thanë se është godina qendrore e bankës, për të përfituar interes të dyfishtë bankar.

Por pasi klienti ka kërkuar për të marrë interesat, ka kuptuar se nuk figuronte askund, duke bërë më pas kallëzimin, ndërkohë që vijojnë hetimet në rast se ka persona të tjerë të përfshirë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, operacioni i koduar “Interesat”. Prezantoheshin si administratorë të një banke dhe mashtruan një qytetar me faktin se ishte përzgjedhur si fitues i bankës dhe për rrjedhojë do të përfitonte interesa më të larta për depozitat si klient, vihet në pranga një shtetase, shpallet në kërkim një shtetas tjetër.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nisur nga informacionet e marra në rrugë operative për dy shtetas që prezantoheshin si administratorë të një banke dhe mashtronin klientë me faktin se ishin përzgjedhur si fitues nga banka dhe për rrjedhojë do të përfitonin interesa më të larta për depozitat si klientë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Interesat”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasja: V. G., 36 vjeçe, banuese në Tiranë.

Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi S. K.  Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përvetësuar shumën 1.600.000 lekë të rinj, nga një qytetar që kishte depozita në një bankë të nivelit të dytë, duke e mashtruar atë me faktin se ishte përzgjedhur si fitues i bankës dhe për rrjedhojë do të përfitonte interesa më të larta për depozitat si klient.

Vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë, për evidentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që kanë kryer këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu