Ish kryetari i bashkisë së Peqinit, Saimir Hasalla, kalon nga PDIU tek PS

0

Ish-kryetari i bashkisë së Peqinit, Saimir Hasalla, kalon nga PDIU tek PS.

Ai do të kandidojë si deputet në bashkinë e Peqinit.

Prezantimi u bë sot nga Kryetari i Grupit Parlamentar dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, që është edhe njëkohësisht koordinator i PS për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla.

Saimir Hasalla u zgjodh kryetar i bashkisë së Peqinit në zgjedhjet e vitit 2015 nën siglën e PDIU.  Por në këto zgjedhje ai ka preferuar ta lërë forcën politike që përfaqësonte dhe të radhitet përkrah kandidatëve të PS.

Saimir Hasalla mbetet një kandidat i fortë. Ai gëzon edhe mbështetjen e ish deputetit Aqif Rakipi.

Përplasja në Peqin pritet të jetë e fortë pasi nën siglën e PD garon ish deputeti i njohur Dashnor Sula.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu